GJIROKASTRA

Një tjetër zjarr është regjistruar në jug të vendit, kësaj radhe në Dhoksat të Lunxherisë në Gjirokastër.

3 hektarë kullota e 5 hektarë drurë frutorë janë djegur deri më tani, raporton për BalkanWeb gazetarja Brikena Metaj.

Nga ana tjetër, zjarri kërcënon vreshtat e fshatrave Dhoksat dhe Nokovë teksa është përhapur në një sipërfaqe të madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb