Dy vatra zjarri kanë rënë mbrëmjen e kaluar në lagjen “Dunavat” në Gjirokastër.

Fillimisht, rreth orës 23:15, një automjet u përfshi nga flakët, ndërsa vetëm 10 minuta më vonë, në afërsi të vendit të ngjarjes, u konstatua një tjetër vatër zjarri në një kasolle ku ishin grumbulluar materiale të vjetra.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër, shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ndërhyri për shuarjen e flakëve. Automjeti u dogj plotësisht, por zjarri nuk shkaktoi dëme të tjera materiale.

Ndërkohë, në orën 23:25, zjarrfikësit ndërhynë edhe në kasollen ku kishte rënë zjarr. Nga flakët u dogjën disa rroba dhe materiale të vjetra, ndërsa nuk pati dëme të tjera materiale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: