Një grumbull trarẽsh druri pranë hekurudhës Fier- Vlorë, në afërsi të ish- stacionit , është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Të alarmuar banorët e zonës të cilët kanë banesat pranë kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse ndërkohë që shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar qytetin dhe zonat përreth.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit , por banorët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb