Një zjarr i rënë mëngjesin e sotëm në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, ka rrezikuar një pallat 4-katësh. Zjarri ka rënë në katin përdhes, në kabinën elektrike të objektit.

Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit u njoftua menjëherë nga një qytetar dhe në vendngjarje u dërgua një grup ndërhyrjeje me 3 efektivë. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimit efikas të zjarrfikësve, flakët u neutralizuan pa shkaktuar dëme të tjera materiale dhe pa lëndime në njerëz.

Zona përreth u sigurua plotësisht dhe situata është tashmë nën kontroll. Autoritetet po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb