Zjarr ne një banesë dhe për pasojë një person ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”.

Zjarri ka rënë në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet R. D., 57 vjeç.

“Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb