Një zjarr ka përfshirë kodrat me ullishte në Levan të Fierit.

Gazetari Ervis Kuçi ka raportuar se flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë ndihmuar për shuarjen e flakëve, ndërkohë që menjëherë pas njoftimit të marrë forcat zjarrfikëse të reparti të Fierit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë zjarr, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur nga pjesa e poshtme e kodrës, e më pas ka avancuar, favorizuar nga era e fortë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb