Qarku Dibër vijon të përballet me vatra zjarri në të gjithë territorin. Prej javësh vatra të shumta zjarresh janë aktivizuar në të katër bashkitë e Qarkut Dibër, ndërsa është dashur ndërhyrja e autoriteteve vendore për t’i shuar.

Një vatër e re zjarri është aktivizuar këtë të premte në malin e fshatit Strikçan në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë.

Ndryshe nga vatrat e tjera të zjarrit të mëparshme që janë aktivizuar kryesisht pranë kullotave ku banorët po digjnin mbeturinat, vatra e kësaj të premteje duket të jetë e qëllimshme për shkak se është në shpatin e malit dhe nuk ka asnjë lidhje me kullotat që pastrohen zakonisht në këtë periudhë.

Punonjës të shërbimit pyjor e atij zjarrfikës të Bashkisë Bulqizë janë nisur drejt vatrës së zjarrit për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të tij.

Dëmet e shkaktuara deri tani janë të mëdha në të katër bashkitë e Qarkut Dibër.

Ndërkohë për zjarrvëniet e muajve të fundit janë arrestuar e proceduar penalisht disa persona.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: