Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Cfir në Mallakastër.

Sipas informacioneve nga terreni, flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe me ullishte dhe pemëtari, të favorizuara edhe nga era e fortë.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit dhe neutralizimin e flakëve. Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thyer kodrinor, që e bën më të vështirë afrimin e mjeteve dhe operacionet e shuarjes.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: