Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pyje dhe ferra në malin e Gamit, mbi fshatin Mukje të Njësisë Administrative Nikel.

Zjarri, i rënë pasditen e sotme, ka djegur deri tani sipërfaqe të mëdha dhe, i ndihmuar nga era që po fryn gjatë gjithë ditës, po përparon frikshëm, duke shkaktuar dëme të mëdha në florën dhe faunën e zonës.

Për shkak të terrenit të thyer, është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse, kështu që zjarri është në mëshirë të fatit, duke përparuar pa ndalim.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb