Zjarr në një fabrikë në Xhafzotaj. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se 4 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa pas punës së zjarrfikësve, është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka rënë zjarri, i cili nisi në një magazinë të jashtme që prodhon karrige metalike.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: