TIRANË – Një hotel në autostradën Tiranë-Durrës për pak sa nuk është përfshirë i gjithi nga flakët. Burime nga policia e kryeqytetit deklaruan se zjarri kishte rënë në një nga dhomat e hotelit. Të njëjtat burime pohuan se zjarri është neutralizuar në kohë, falë ndërhyrjes së shërbimit të zjarrfikëses. Ndërkohë, raportohen vetëm dëme materiale, por pa pasoja në njerëz. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
(ed.me/BalkanWeb)
