Zjarr në një kabinë elektrike në lagjen “28 nëntori” në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se të alarmuar banorët e zonës dhe bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë kanë njoftuar zjarrfikësit. Ndërhyrja e këtyrë të fundit ka bërë të mundur fikjen e flakëve.

Mësohet se shkak për zjarrin është bërë mbingarkesa në rrjet. Për të evituar dëmet është bërë edhe stakimi i energjisë në të gjithë zonën. Tashmë pritët rikthimi i energjisë elektrike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb