Disa persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që shpërtheu të martën në një kantier ndërtimi në qendër të Brukselit, ndërsa autoritetet belge vijojnë kërkimet për gjashtë punëtorë të raportuar si të zhdukur.

Sipas inspektoratit të punës, një numër ende i papërcaktuar trupash u gjetën në njërin prej dy ashensorëve të kantierit, ku po zhvillohej një projekt i madh rinovimi në sheshin “Place de Brouckere”.

Zëdhënësi i inspektoratit deklaroi se ende nuk është konfirmuar nëse trupat e gjetur u përkasin gjashtë punëtorëve të raportuar si të zhdukur.

Brigada e zjarrfikësve njoftoi se në momentin kur shpërtheu zjarri në kantier ndodheshin më shumë se 200 punëtorë.

Si pasojë e ngjarjes, tre persona u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb