Të hënën në mëngjes, në qendër të Berlinit mbizotëroi kaosi kur një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë shumëkatëshe në lagjen Tiergarten. Sipas raportimeve në gazetën “BILD”, qytetarët dërguan foto që tregonin një kolonë të madhe tymi që shtrihej mbi qytet.

Zjarri shpërtheu rreth orës 8:30 të mëngjesit, ndërsa po kryheshin punime në çati. Një gazetar i “BILD” që ishte aty pranë përshkroi tre shpërthime të forta , me valë të forta goditëse që u ndjenë edhe në ndërtesat fqinje. Shpërthimet ndodhën brenda pak minutash nga njëra-tjetra.

Beteja me flakët zgjati më shumë se dy orë. Deri në orën 10:30, zjarrfikësit arritën të shuanin pjesën kryesore të zjarrit në çati, megjithatë pjesa e jashtme e ndërtesës vazhdon të ujitet si masë paraprake.

Rreth 100 zjarrfikës nxituan në vendngjarje dhe luftuan për ta vënë zjarrin nën kontroll. Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar. Sipas një zëdhënësi të Departamentit të Zjarrfikësve, punëtorët arritën të largoheshin në mënyrë të sigurt duke përdorur një ashensor të jashtëm.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: