BERAT

Vendosja e zjarrit ndaj shkurreve në një hapësirë toke në zonën e njohur si “Rezervat e shtetit” në lagjen “Çrlepia” në Berat për pak sa nuk ka sjellë përfshirjen nga flakët edhe të disa banesave aty pranë.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se zjarri është vendosur për të djegur një sipërfaqe me shkurre, ndërkohë që situata ka dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar seriozisht banesat të cilat ndodhen në këtë zonë të qytetit e Beratit.

Menjëherë sapo është vënë re rënia e flakëve dhe përhapja e tyre me shpejtësi nga era, banorët kanë lajmëruar Repartin Zjarrëfikës, i cili ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe neutralizimin e vatrës së tij,ndërsa mësohet se pranë vendit të përfshirë nga flakët kanë mbërritur edhe uniformat blu.

Temperaturat e larta kanë bërë që flakët të përhapen më shpejt, por fatmirësisht zjarri është mbyllur pa dëme  në banesat pranë tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb