Një zjarr ka rënë në një zonë me shkurre e ferra në lagjen “30 Vjetori” në Berat, pranë Drejtorisë së Bujqesisë.

Pas njoftimit të marrë, drejt zonës u nisën shërbimet zjarrëfikëse dhe u ndërhy me grupin e sherbimit dhe 2 mjete zjarrefikese.

Në një kohë të shkurtër u bë e mundur fikja e zjarrit, pa dëme.

Burimet zjarrëfikëse në vendngjarje konfirmojnë se zjarri mendohet të ketë qënë i qëllimshëm, ndërkohë që janë lajmëruar edhe shërbimet e policisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb