Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e 14 gushtit në fshatin Paulesh në Njësinë Administrative Pajovë, në Bashkinë e Peqinit , duke përfshirë zonën e Paulesh–Vidhasasgjel, në fshatin Vidhasasgjel.
Flakët janë shfaqur rreth orës 15:00 dhe janë vënë nën kontroll në orën 17:50, pas një ndërhyrjeje të forcave zjarrfikëse nga disa bashki ku prania më e madhe ishte nga Elbasani ,Cërriku dhe Belshi dhe Rrogozhina.
Sipas të dhënave të shërbimit zjarrfikës, zjarri ka përshkuar një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh, ku kishte ullishte, pyll, ferra dhe bimësi të egër. Nga flakët janë djegur mbi 2 hektarë, kryesisht ullishte dhe barishte.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan 22 forca zjarrfikëse, ndërsa në terren ndihmuan edhe 4 forca policore. Në përpjekjet për izolimin e flakëve morën pjesë gjithashtu disa banorë të zonës.
Për përballimin e situatës u kërkua ndihma e strukturave zjarrfikëse nga Elbasani, Cërriku, Belshi dhe Rrogozhina, të cilat kontribuuan në neutralizimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.
Sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit dyshohet të jetë i qëllimshëm. Deri në përfundim të ndërhyrjes nuk raportohet për persona të ndaluar në lidhje me ngjarjen.
Nuk ka pasur nevojë për ndërhyrjen e urgjencës mjekësore dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet pritet të vijojnë verifikimet për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive lidhur me zjarrin.
