Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë ka mjaft puse nafte në gjendje pune.

Pas njoftimit të marrë,në ndihmë të zjarrëfikësve të Kuçovës,drejt zonës u nisën të gjitha shërbimet zjarrëfikëse të Beratit,pasi në rrezik ishin puset dhe banesat e lagjes.

Zjarri vijoi të përparonte me shpejtësi,i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Për shkak të përhapjes në masë të zjarrit,vetëm pas më shumë se 1-ore lufte me flakët,zjarri u vu në kontroll nga shërbimet zjarrëfikëse.

Tashmë zjarri është shuar totalisht,pa shkaktuar asnjë dëm në banesa e puse,ndërkohë që po mbahen në monitorim ato pak vatra që janë ende të nxehta rreth puseve të naftës.

Si pasojë e zjarrit u dogjen 2 ha ferra,shkurre e kallamishte.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb