Banorë të lagjes “Xhermëhallë”, në Delvinë në opinionet e tyre rrëfejnë tmerrin që kanë kaluar, po që ende nuk ka mbaruar, pasi zjarri është përsëri aktiv në disa vatra.

Ata treguan se kishin kaluar momente të vështira dhe se pasuria e tyre si banesat janë shkrumbuar totalisht.

Gjithashtu u shprehën se asnjëherë nuk ishin përballur asnjëherë me zjarre në përmasa të mëdha.

” Na u afrua zjarri mbi shtëpi, erdhi policia na largoi nga vdekja. Megjithatë zjarri është nën kontrroll, po vazhdon akoma nga pjesa andej, këto qenë të të papritura ç’të themi.

”Jo jo shtëpia ime shpëtoi. Përjetuam llahtar sikur qe luftë me zjarrin me erën. Keq më vjen u dogj gjithë kjo pasuri. Mos ndodhtë më kurrë.

“100 rrënjë ullinj shekullorë.
Na lanë asnjeri s’erdhi as… s’na e varën fare këtë radhë. Panik, merrej vesh, zjarri këndej , joo s’kishim parë ndonjëherë “, u shprehën ata

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: