Jugu i Shqipërisë, veçanërisht qytetet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Sarandës po përballen ditët e fundit me situata të vështira për shkak të zjarreve që tashmë kanë djegur mijëra hektarë pyje dhe kanë shkaktuar edhe një viktimë.

Gazetari Enrik Mehmetaj raporton për “News 24” se aktualisht janë dy vatra problematike, një në Gjormë dhe një tjetër në afërsi të Selenicës. Gazetari rrëfeu se situata paraqitet shumë e vështirë pasi ka zjarre që po riaktivizohen ndërsa shumë banorë janë evakuuar.

“Janë dy vatra një një tek lumi i Vlorës, në Gjormë dhe një tjetër në afersi të Selenicës. Në të dyja këto vatra po punohet intesivisht nga forcat e ushtrisë dhe një helikopter. Rreziku më i madh është afrimi i zjarrit në afërsi të banesave të Selenicës. Ka vatra që po riaktivizohen. Zjarri në Selenicë ka djegur një sipërfaqe të madhe mali. Situata paraqitet e vështirë. Kemi pasur edhe evakuime të banorëve nga shtëpitë. Reja e tymit ka mbërritur edhe në qytetin e Vlorës edhe pse janë disa kilometra larg”- u shpreh gazetari.

 

I pyetur për zjarrin në Llogara, gazetari tha se është e pamundur që flakët të shuhen pasi era ka favorizuar edhe opërhapjen e tyre akoma më shumë. Ai tha se flakët ngadalë po afrohen drejt parkut të Llogarasë ku nëse ndodh jë gjë e tillë dëmet do të jenë kolosale.

 

“Është një prej pikave më problematike dhe është e pamundur të kemii një konfirmim të shuarjes së ë tij pasi era ka favorizuar mjaf zjarrin. Flakët po drejtohen drejt parkut të Llogarasë. Nëse do të ketë një zjarr në afërsi të pemëve dëmet do të jenë kolosale. Era ka qenë aq e fortë sa ka pasur shumë mjete lundruese që nuk kanë dalë në det. Të gjitha zjarret janë të qëllimshme nga personat që duan të ndërtojnë në ato zona apo për arsye të ndryshme”- tha gazetari.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb