Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë tokat djerrë dhe një parcelë me ullinj në vendin e quajtur pushimi i shoferit në Lushnje.
Erërat e forta kanë përshpejtuar përhapjen e flakëve, duke kërcënuar banesat e fshatit Krutje e Poshtme, që ndodhen shumë pranë zjarrit.
Në ndihmë të zjarrfikësve kanë dalë edhe banorët e zonës, të cilët po mbushin pompat me ujë dhe po ndihmojnë në shuarjen e flakëve për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt shtëpive. Policia, zjarrfikësit dhe komuniteti lokal po bashkëpunojnë ngushtë për të shmangur një katastrofë më të madhe.
Zjarri përkohësisht është vënë nën kontroll nga ana e zjarrfikësve. Është eleminuar rreziku i flakëve drejt banesave, ndërkohë që zjarrfikësit po punojnë për të shuar të gjitha vatrat e vogla të zjarrit të cilat mund të rindizen nga era e fortë. Në zonë edhe ekspertët e policisë shkencore për të zbuluar shkaqet e zjarrit.
(Balkanweb)
