Një zjarr i madh ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Elbasan, duke shkaktuar shqetësim të madh publik.

Deputeti i PD, Qani Xhafa, deklaroi në Kuvend se flakët janë të qëllimshme dhe synojnë zhdukjen e provave pas hetimeve të Prokurorisë.

Ai paralajmëroi për një masakër mjedisore në këtë zonë. Xhafa i bëri thirrje qeverisë të ndërhyjë urgjentisht dhe të zhvendosë vendgrumbullimin e mbetjeve.

Deputeti i PD Qani Xhafa në parlament: I është vënë zjarri fushës së mbetjeve në Elbasan, pas hetimeve të Prokurorisë. Zjarri është i qëllimshëm, është vënë zjarri për të zhdukur provat. E kam thënë se në Elbasan do ketë masakër mjedisore. I bëj thirrje qeverisë, që fusha e mbetjeve të bllokohet dhe të gjendet vend tjetër për këto mbetje urbane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: