Flakët që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë “pushtuar” malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë Gjirokastër. Zjarri, i fuqizuar nga era dhe thatësira, kërcënon seriozisht qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin e Lazaratit.

Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës janë hedhur në një betejë të ashpër për ta ndalur, të ndihmuara edhe nga banorë të Lazaratit, të cilët po sfidojnë flakët.

Çdo minutë është kritike, flaka ka mbuluar zonën dhe rreziku për përhapje është i lartë. Operacioni vazhdon pa asnjë garanci se zjarri do të ndalet së shpejti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: