Një zjarr masiv ka përfshirë një kodër me ullinj në fshatin Shelegar të Bashkisë Sarandë.

Zjarri ka përfshirë hapësira të mëdha me shkurre të thata dhe po përhapet me shpejtësi. I ndodhur afër me zonat e banuara, zjarri ka krijuar panik te banorët e fshatit.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të qytetit të Sarandës dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: