Fasada e kompleksit pranë kryqëzimit në zonën e Farmacisë nr.10 në Tiranë, është përfshirë nga zjarri, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë të gjithë fasadë e pallatit.

Ndërkohë ekipet zjarrfikëse janë ndërhyrë, po situata është tejet e vështirë dhe e rrezikshme duke bërë që të tërhiqen disa zjarrfikës për shkak të shtëllungave të mëdha të tymit dhe zjarrit masiv.

“Kërkohet zgjerimi i perimetrit të sigurisë përreth pallatit, përballë spitalit “Nënë Tereza”. Fasada e pallatit në një kompleks bllok pallatesh është përfshirë nga zjarri. Situata është e rënduar dhe një numër i lartë banorësh është evakuuar”, raportoi gazetarja Xhensila Kodra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: