Pamjet që shihni tregojnë zanafillën se si shpërtheu zjarri në magazinat e tregut 5 Maj në zonën e Medresesë.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për BalkanWeb videon që tregon se ku ra zjarri, që më pas u përhap në magazina, duke shkrumbuar mbi 100 prej tyre.

Siç shihet nga pamjet, në fillim nga një dyqan nis të dalë tym dhe më pas shpërthen flaka e fuqishme.

Kujtojmë se përgjatë gjithë natës u punua për shuarjen e flakëve, ndërkohë që disa vatra janë riaktivizuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: