Situata në Akërni me zjarrit vijon të jetë problematike. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa shqetësuese duket situata edhe pranë aeroportit të Vlorës.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa një stan është djegur. Famirësisht bagëtitë janë shpëtuar.
Bimësia në zonë është e thatë dhe flakët janë përhapur me shpejtësi duke u favorizuar edhe nga era e fortë.
Dy mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.
