Identifikohet çifti i bashkëshortëve që humbën jetën sot nga zjarri në Borsh. Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasit Rrapo dhe Savete Cika, 83 dhe 71 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb