Nëna që u transportuar drejt spitalit të Korçës për shkak të zjarrit në banesë e saj ka ndërruar jetën. Flakët përfshinë shtëpinë rreth mesditës, ndërsa zjarri nisi në ambientet e kuzhinës.
Viktima ka ndërruar jetën, nga asfiksimi nga tymi. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe dy fëmijët e viktimës. Por njëri prej tyre, djali rreth 14 vjeç ndërroi jetë në spital. Fëmija tjetër, vajza 6-vjeçare mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe po punohet për neutralizimin e flakëve në banesë.
Informacion paraprak:
Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.
Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.
Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
