TIRANE– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë masa për ngjarjen e ndodhur në Shënkoll, ku burgu i sigurisë së lartë u përfshi nga flakët. Janë larguar nga detyra 10 efektive të policisë dhe një civil, si dhe janë dhënë vërejtje paralajmërim për shkarkim për 17 policë dhe 2 civilë.

Po kështu, sipas Drejtorisë së Burgjeve është dhënë vërejtje për drejtorin e burgut, Gjergj Prendi.
Ndërsa për shefin e Policisë, Ferdinand Preci është kërkuar transferim.

Dy ditë më parë në burgun e Shënkollit shpërtheu një bombol gazi, duke shkaktuar 1 të vdekur dhe 7 të lënduar nga zjarri që përfshiu godinën.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb