Pas Delvinës, zjarri ka kaluar në Borsh në rrugën nacionale midis Piqerasit dhe Borshit.
Sipas gazetares së New24, Shpresa Dine, për momentin zjarri nuk rrezikon banesat, por duhet të ndërhyhet sa më e shpejtë që flakët të mos përhapen më tej. E gjithë zona është e mbuluar me tym.
Kjo situatë ka krijuar shqetësim për operatorët turistikë, për shkak të pikut të sezonit ku numri i turistëve në Borsh është në rritje
Zjarri mbi malin e Borshit dyshohet të ketë shkuar nga zjarri i rënë në fshatrat e Delvinës.
