TIRANE– Policia e Tiranës ka dhënë detaje pas zjarrit që përfshiu katin e parë të ndërtesës së Gjykatës së Lartë.
Sipas policisë, zjarri ra në një dhomë e cila përdorej nga një kompani telefonike për mbajtje baterish dhe ka vetëm dëme materiale.
“Më datë 19.08.2018, rreth orës 14:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një dhomë e cila përdorej nga një kompani telefonike për mbajtje baterish ka rënë zjarr. Zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit”- thotë policia.
(d.d/BalkanWeb)