Ndërkohë që zjarret janë shtuar edhe si pasojë e temperaturave të larta, zjarrëfikëst e Durrësit janë duke u përballur edhe me mungesën e mjeteve të nevojshme për tu lehtësuar punën.

Në vapën përvëluese zjarrfikësit  nga Durrësi  po luftojnë për shuarjen e vatrave te zjarrit me mjete primitive.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka raportuar për BalkanWeb se ata kanë udhëtuar për më shumë se 8 kilometra në këmbë në zonën e thelle të Rodonit për shkak se terreni i thepisur nuk ka lejuar hyrjen e automjeteve me ujë.

Kjo pasi mjetet për shkak të terrenit janë bërë  të papërdorshme. Me mjete rrethanore zjarrëfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e kësaj vatre zjarri duke vënë edhe jetën e tyre në rrezik.

Janë disa vatra ende aktive në Kepin e Rodonit, madje edhe punonjësit zjarrëfikës duket se janë dorëzuar, pasi e shohin shpëtimin vetëm nga reshjet e shiut për të shuar flakët, pasi edhe ndërhyrja nga ajri ka dështuar.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb