Autoritetet franceze gjetën 9 trupa të pajetë në një qendër kujdesi për personat me aftësi të kufizuara, ndërsa janë shpallur të zhdukur 2 të tjerë.
Ngjarja ndodhi në Wintzenheim, pranë kufirit gjerman, rreth orës 6:33 (me orën lokale).
Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.
“Përballë kësaj tragjedie, mendimet e mia shkojnë për viktimat, për të lënduarit, për të dashurit e tyre. Faleminderit forcave tona të sigurisë dhe shërbimeve tona të mobilizuara të emergjencës”, tha Macron në një deklaratë për mediat.
