Një zjarr përfshiu një vendbanim informal në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, të shtunën, duke vrarë të paktën tetë persona, tha policia.

Zjarri në zonën Makina të qytetit filloi rreth orës 5:00 të mëngjesit (02:00 GMT), tha zyrtarja e policisë Patricia Yegon.

“Tetë persona u dogjën për vdekje, ndërsa disa të tjerë u plagosën”, tha ajo, pa specifikuar se sa prej tyre u plagosën.

Shkaku nuk është përcaktuar, por zjarret ndodhin shpesh në vendbanimet informale të mbipopulluara dhe të varfra të kryeqytetit.

Kryqi i Kuq kenian tha se 40 shtëpi u prekën përpara se zjarrfikësit të kontrollonin flakët me ndihmën e komunitetit lokal.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb