Katër persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zjarrin e rënë në një pallat 12-katësh në Tiranë ditën e djeshme, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, 4 të arrestuarit janë Enver Ademi, inxhinier; Altin Furtuna, kontraktori që bëri fasadën; Razie Sula, menaxhere e një marketi në zonë dhe Agron Cara, administrator i pallatit.

Një prej të arrestuarve është menaxheri i një marketi në zonë, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me rrethanat që çuan në përhapjen e flakëve. Sakaq, në pranga ka përfunduar edhe administratori i pallatit.

Hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb