SHKODËR

Një zjarr i rënë mëngjesin e sotëm në repartin e Pneumologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Senad Nikshiqi për “BalkanWeb”, zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb