Policia ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin e rënë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Efektivët shprehen se shkak për zjarrin dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike, që ka rënë në bodrumin e spitalit.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në një dhomë në bodrumin e Spitalit Rajonal Shkodër ku janë të instaluara  pompat e ujësjellësit ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb