Si pasojë e zjarrit në tregun ambulant në Durrës, është bllokuar qarkullimi rrugor në rrugën Pavarësia në plazh.
Katër makina zjarrfikëse të qytetit, plazhit dhe portit po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit në treg, por edhe në vitet e shkuara ka pasur shpërthime zjarri.
