Ka shkuar në 270 numri i personave që u evakuuan pasi një zjarr përfshiu çatinë e një hoteli me pesë yje në vendpushimin e skive Courchevel në Francë.
Zjarri shpërtheu gjatë natës dhe u përhap mbi çatinë e hotelit “Grand Alp”, ndërsa ekziston rreziku që flakët të përhapen në ndërtesat fqinje, raportojnë mediat e huaja.
Ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët. Ndërkohë pperacioni i shuarjes së zjarrit pritet të vazhdojë, pasi shumë hotele luksoze, përfshirë vila të mëdha prej druri, janë të vendosura shumë pranë njëri-tjetrit në këtë zonë të Courchevel, dhe janë të rrezikuara nga zjarri.
Un incendie s’est déclaré, mardi 27 janvier, au niveau de la toiture de l’hôtel 5 étoiles Les Grandes Alpes, à Courchevel, en Savoie. 270 personnes ont été évacuées, et aucun blessé n’est à déplorer. On ignore encore les causes de ce feu. #canal16 pic.twitter.com/HxgXXXZons
— franceinfo (@franceinfo) January 28, 2026
