Kreu i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera ka reaguar lidhur me zjarrin që ka përfshiu më herë ambientet e Bashkisë.

Në reagimin e tij ai ka thënë se pas ndërhyrjes së ekipeve të Emergjencave Civile dhe shërbimit të mbrojtjes nga zjarri u garantua menjëherë siguria e punonjësve

REAGIMI:

Në ambientet e Bashkisë Vorë, ku po ushtrohet përkohësisht aktiviteti institucional, është konstatuar një incident i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, i cili krijoi një situatë të përkohshme rreziku.

Si rezultat i ndërhyrjes së koordinuar të strukturave të Emergjencave Civile dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Vorë, u garantua siguria e punonjësve dhe nuk u evidentuan dëme materiale.

Bashkia Vorë shpreh vlerësimin për angazhimin dhe gatishmërinë e strukturave, si dhe garanton qytetarët se janë marrë të gjitha masat për vijimin normal të aktivitetit institucional.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb