Zjarri i cili përfshiu mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës është drejt shuarjes.

Flakët pas disa orë përpjekjesh të shërbimeve zjarrfikëse , punonjësve të pyjores dhe banorëve të zonës, janë neutralizuar.

Ndërkohë  dy mjete zjarrfikëse dhe tre grupe do të qëndrojnë në gatishmëri në rast të riaktivizimit të vatrave të zjarrit.

Ndërkohë do ngrihet edhe njé grup pune për verifikimin e dëmeve, ndërsa  grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: