Meksika do të lëshojë 8 urdhra arresti, pas vdekjes së 39 personave në një zjarr në një qendër paraburgimi emigrantësh. Po ashtu mbetën të plagosur 27 persona të tjerë.

Qeveria meksikane deri më tani ka identifikuar të paktën tetë persona që mund të mbahen përgjegjës, tha ministrja e Sigurisë, Rosa Icela Rodriguez. Midis tyre janë dy agjentë federalë, një agjent i migracionit shtetëror dhe disa anëtarë të një kompanie private sigurie.

Sipas mediave të huaja, asnjë nga punonjësit publikë ose oficerët e sigurisë private nuk bëri asnjë përpjekje për të hapur dyert në mënyrë që emigrantët të largoheshin prej zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb