Juventus nuk përmbahet në këtë sesion të merkatos, diferenca shumë e madhe me dy ekipet e Milanos, mbi të gjitha me Inter, detyron “Zonjën e Vjetër” të futet fuqishëm në tregun e transferimeve. Pas siguruan shërbimet e Dusan Vlahovic, në Torino zbarkon edhe Denis Zakaria.
Afrimi më i ri i Juves iu nënshtrua vizitave mjekësore këtë të hënë ndërsa firmos një kontratë deri në fund të 2026. Zakaria vjen nga Gladbah për 4,5 milionë euro, plus bonuese.
Zakaria nuk është afrimi i fundit, pas mesfushorin vjen edhe Frederico Gatti, por do të jetë në dispozicion të Allegrit vetëm në fund të sezonit pasi të ketë mbyllur vitin me Frosinone.
Jo vetëm afrime, në këtë sesion të merkatos, nga Torino u larguan Kulusevski me destinacion Londrën ku do të firmos me Tottenham.
