Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24 ka folur në lidhje me aktualitetin politik në vend, duke u ndalur edhe te zhvillimet brenda opozitës.

I pyetur në lidhje me veprimtarinë e Ervin Salianjit, Noka u shpreh se ai nuk është më anëtar i Kryesisë apo ndonjë strukture tjetër të PD.

Sipas tij, Salianji është vetëpërjashtuar pasi, sipas tij, është takuar me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen për të organizuar aktivitetin e Elbasanit.

Ai shtoi se kjo është “vijë e kuqe” e PD-së dhe se përbën aktin e vetëpërjashtimit nga partia.

Noka: Unë flas për PD, zotëria nuk është as anëtar i Kryesisë as i ndonjë strukture të PD. Që kur vetëpërjashtoi veten nuk është më, që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen për të organizuar aktivitetin e Elbasanit, kaloi vijën e kuqe të kësaj partie dhe nuk ka lidhje më. Është vetëpërjashtuar, PD ka një vijë të kuqe. Marrëveshje me krimin e organizuar dhe mafian, ne aty e kemi vijë të kuqe dhe e kemi me statut. Kush e kalon atë vijë vetëpërjashtohet dhe kjo është histori e mbyllur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb