Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka zhvilluar takimet elektorale përmbyllëse me qytetarët. Nga Fushë-Çidhën, Mziu tregon se ka ndodhur një episod interesant teksa ai dhe kandidatët demokratë po bashkëbisedonin me qytetarët për pikat e programit qeverisës.

“Edhe zoti ishte me ne sot – rrezet e shpresës ndriçuan Blliçen, mbi minaren e xhamisë, duke paralajmëruar fitoren. Kjo rreze drite do të shndërrohet në shpresë për gjithë Dibrën”, shprehet Mziu.

Drejtuesi politik demokrat shprehet se koalicioni opozitar PD-ASHM do të arrijë të fitojë të dielën 4 mandate në Qarkun e Dibrës.

“Le ta bëjmë së bashku ndryshimin e madh më 11 Maj! Le ta çojmë në Parlament 4 Dibranë – zërin e popullit të ndershëm”, thekson ai.

Një nga pikat kyçe të diskutimit ishte edhe kundërshtimi i projektit të HEC-it të Skavicës. Mziu tha se nismë e tillë rrezikon të shkatërrojë ekosistemin dhe të dëmtojë jetën e banorëve të zonës.

Postimi i Mziut

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb