KOSOVE-Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajic ka komentuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi Serbisë, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se tani SHBA ka qëndrim të balancuar mes dy palëve, duke e krahasuar me periudhat e mëparshme, që sipas tij, SHBA ishte më shumë në anën e Kosovës.

Por Ljajic vlerëson se ende është herët për të përmendur ndonjë ndryshim shumë të dukshëm, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se pozicioni i SHBA-së gjendet në një fjali: jemi dakord, nuk kemi asgjë kundër marrëveshjeve tuaja dhe vlerësimi përfundimtar do ta japim kur marrëveshja të ndodh, është një ndryshim i madh në krahasim me periudhën e mëparshme kur kemi pasur një imazh të zi dhe të bardhë, dhe qasjen që ishte në anën e Prishtinës zyrtare”, tha Ljajic për TV Prva.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: