Media amerikane Fox News i ka kushtuar vëmendje protestës së organizuar nga opozita në Tiranë më 10 shkurt, duke e cilësuar atë si një tubim masiv kundër qeverisë. Sipas raportimit, mijëra qytetarë u mblodhën në kryeqytet për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas akuzave për korrupsion.

“Gaz lotsjellës dhe flakadanë gjatë protestës kundër qeverisë në Shqipëri. Policia e rendit përdori gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa mijëra protestues u mblodhën në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit për shkak të akuzave për korrupsion”, shkruan Fox News.

Fox News raporton se gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa u hodhën edhe flakadanë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb