Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar paraqitjen e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku në ambientet e SPAK.

Sipas tij, Balluku do duhet të pyetet jo vetëm për çështjen e inceneratorit të Tiranës, por edhe për ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin, i cili është arrestuar tashmë dhe akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ai shtoi se ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës po ashtu duhet të dëshmojë edhe për rrugën e Arbrit, e cila sipas tij “po shkon gati sa Rruga e Kombit”.

Dalja e Ballukut ishte pak më gazmore se Agaci dhe Sako, besoj se nëse do pyetej për Berberin do u ngjante kolegëve qeveritarë në dalje. Balluku duhet të pyetet jo vetëm për inceneratorin, por edhe për Berberin, edhe për rrugën e Arbrit që po shkon gati sa rruga e Kombit“, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb