Të paktën 29 mijë civilë janë evakuuar përmes korridoreve humanitare në Mariupol dhe Sumy.

Kjo është bërë e ditur nga zv.kryeministrja Iryna Vereshchuk, e cila tha se shumica prej tyre ishin nga qyteti i rrethuar prej rusëve, Mariupol.

Nga 4,000 makina që u larguan nga qyteti, 570 kanë mbërritur tashmë në qytetin juglindor të Zaporizhia, tha zyrtari i lartë i qeverisë Kirill Timoshenko në kanalin e tij Telegram.

Vereshchuk tha se 8,533 njerëz të tjerë u evakuuan nga qytetet dhe qytezat në rajonin e Sumy, ndërsa 320 reparte dhe punonjës të një spitali u evakuuan nga rajoni i Kharkiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: